Ditën e sotme policia ka arrestuar 4 persona pasi dyshohen se kanë dhunuar dhe kërcënuar, Andi Turhanajn kandidat për deputet i partisë Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Myslim Murrizi në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Fierit që nxorri videon e një qytetari që pranonte se kishte marrë para në këmbim të votës.
Turhanaj ka kryer kallëzim penal në Policinë e Fierit.
Shkak për këtë është bërë një kërcenim që ai ka marrë mesditën e së premtes, pasi ishte shprehur se do t’i shkojë deri në fund zbardhjes se manipulimit të vjedhjes së votave të tij në këto zgjedhje.
Ai ka deklaruar se 2 ditë me parë është kërcënuar nga dy persona të panjohur pranë shtëpisë së tij të cilët i kanë kërkuar që të heqë dorë ose “do të të zhdukim”. Sipas Turhanajt shkak mund të jenë bërë deklaratat e tij ku pretendon se janë manipuluar votat për partine që ai përfaqësoi në zgjedhjet e 25 prillit. Turhani është shprehur se çështjen do ta çojë edhe në prokurori. /albeu.com/