Qeveria e Greqisë ka shtyrë masat aktuale anti-covid deri më 7 shkurt të vitit 2022.
Pra shqiptarët që duhet të kalojnë kufirin për në vendin fqinj, duhet të paraqesin test negativ PCR brenda 72 orëve ose test të shpejtë antigjenik brenda 24 orëve.
Lajmin e bëri të ditur Ministria për Europën dhe punët e Jashtme.
Njoftimi i Ministrisë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 7 shkurt 2022.
Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:
Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.
OSE
Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.
Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike ��� https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.
Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.
Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00./albeu.com/