Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka ndarë me ne lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij, Kostandina, e cila vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Mes fjalëve të ndjera ai ka treguar se homazhet do të zhvillohen nesër në “Home Funeral Parajsa” dhe ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës.
Postimi i Aktorit:
“Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës.
Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina,mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.
Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë).
Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës’”