FOTO/ Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 18-vjeçari në Shkodër

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi lëvizjet me pistoletë në makinë. Në kuadër të operacionit ‘Sinjali’, u arrestua Jasin Drijaj, 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

‘Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak.’- njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 7.04.2024 10:12