Pas fitores me Hungarinë, futbollistët e përfaqësueses së futbollit tregojnë se si i kishte motivuar trajneri Reja në ditët që pasuan humbjen e thellë me Poloninë. Futbollistët ndjenë mbështetjen e stafit teknik dhe e shpërblyen atë duke treguar në fushë
“Dje ishim më të mobilizuar dhe fati ishte në anën tonë. Trajneri tha që kishte bësim tek në dhe ajo që ndodhi në Poloni nuk mund të përsëritet gjithçka shkoi si duhet”.
Shpresat mes kuqezinjve janë rritur. Futbollistët i gëzohen suksesit më një rival direkt dhe shkojnë me optimizëm përballë San Marinos.
“Dëshira jonë është të bëjmë më mirë, të shkojmë në Play-Off. Është e vështirë se janë ekipe të forta. Do të japim maksimumin në fushë, ishalla po shkojmë në Play-Off. Besoj se të dyja janë kundërshtar direkt si Polonia dhe Hungaria. Kanë rivalitet, por unë besoj se janë të dyja. Shpresoj që ishalla po bëjnë ndonjë gol, jo vetëm me San Marinon por edhe me tjerat”.
Në ndeshjen ndaj San Marinos do të mungojë Klaus Gjasula për shkak kartonësh ndërsa përfundon pezullimi për Hysaj, Manajn dhe Baren.
Një vlerësim vjen për Berat Gjimshitin i cili është përzgjedhur në formacionin e më të mirëve të ndeshjeve të pesta në grup nga Sofascore, një faqe e njohur për statistikat.