Fitoi bashkinë e Mirditës, kandidati i Metës dhe Berishës fton Ramën për kafe në Rrëshen

Kandidati i koalicionit Meta-Berisha “Bashkë Fitojmë”, Albert Mëlyshi fitoi garën për kryetar bashkië në Mirditë.

Mëlyshi mori në total 6.355 vota kundrejt rivalit socialist Ndrec Dedaj, i cili mori 5.160 vota. Sot Mëlyshi ka falenderuar të gjithë ata që e votuan dhe e besuan, ndërsa është shprehur i vetëdijshëm për përgegjësitë që ka mbi supe si kryetar bashkie.

Ndër të tjera Mëlyshi ftoi kryeministri, Edi Rama, për një kafe në Rrëshen.

“Falenderoj z. Dedaj për urimet! Njerëzisht dhe profesionalisht i uroj suksese dhe mbarësi! Rinovoj ftesën time ndaj Kryeministrit të Shqipërisë për një kafe në Rrëshen, si djalë i mirë e si Kryetar Bashkie i mirë, për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës.
Falenderim të veçantë për vëllezërit Mirditorë të ardhur nga jashtë Shqipërisë. Do të vazhdojë komunikimi mes nesh, me mbështetjen maksimale për çdo inisiativë private në Mirditën tonë! Faleminderit Mirditë! Së bashku, për ditë më të mira!”, tha Mëlyshi./albeu.com/


Shtuar 16.05.2023 12:13