PS fitoi gjithë bashkitë në qarkun e Fierit, Balla: “Kryeqyteti” i socialistëve, falemimnderit!

Drejtuesi politik i qarkut të Fieri, Taulant Balla ka folur pasi PS fitoi të gjitha bashkitë në këtë qark.

Balla falenderoi qytetarët e qarkut të Fierit, të cilin e cilësoi si kryeqytetin e socialistëve.

Balla: Me këtë rezultat që PS ka marrë ne kemi ngritur emrin e PS në qarkun më të rëndësishëm për ne si parti politike në një nivel tjetër. PS do të ketë 2/3 e mandateve të këshillit bashkiak dhe ky është një rezultat që nuk e kemi pasur për 32 vite. Sa i përket rezultateve për kandidatët nuk ka nevojë për asnjë koment. Ps është e vetmja forcë politike ku duhet të investohet për të ecur përpara.

Balla shtoi se pas zgjedhjve do të bëjnë një analizë të thëllë pasi rezultati duhet të lexohet me shumë përgjegjësi.


Shtuar 16.05.2023 12:00