EMRI/ U afruan dy persona me kapuç, kujt i përket lokali që i vunë bombën në Kamzë

Një sasi lëndë plasëse tritol është vendosur gjatë natës në ambientet e jashtme në një lokali në Kamëz. Shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Donald Trump”.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në ambientet e jashtëm të një lokali , i cili ishte marrë me qira nga Oltjon Muçaj.

Sipas hetimeve paraprake, kanë qenë dy persona të cilët janë afruar rreth orës 4 të mëngjesit pranë këtij biznesi dhe kane hedhur një sasi lënde eksplozive.

Mendohet se sasia e eksplozivit te hedhur mendohet te jete 50-100 gramë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve./albeu.com