EMRI/ Digjet në orët e para të mëngjesit makina e biznesmenit në Lezhë

Digjet automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë. Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ndue Pjetrushi (Noshi) i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.

Automjeti i tij ndodhej i parkuar në oborrin e banesës tre katëshe në Lezhë kur u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.

Njoftimi:

Lezhë

Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 56 vjeç, banues në Lezhë.

Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.


Shtuar 19.11.2022 08:08