Majlinda Kelmendi ka dështuar në Lojërat Olimpike.
Shqiptarja e Kosovës është eliminuar në “Tokio 2020” që në raundin e parë nga xhudistja hungareze, Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Trajneri i saj, Driton Kuka pas eliminimit bëri një shkrim emocionues.
“Krenaria e veprimtarisë time …Majlinda të falenderoj për jetë! Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike, Botërore e Evropiane! Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande, për mua, familjet tona, popullin shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrierës.
Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë. Mos u hidhëro sot të lutem, kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar! Zoti të ka shpërblyer punën tande, lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht. Kokën lartë Majlinda! Krenar me ty deri në frymën time të fundit” shkroi Kuka.