Do ‘pastronin’ në treg 80 mijë euro të vjedhura në bankat e BE-së, arrest shtëpie për dy të akuzuarit

Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani, dy personat që tentuan të hidhnin në treg rreth 80 mijë euro të vjedhura në bankat e BE-së, iu është caktuar masa arrest në shtëpi.

Ata dolën sot para Gjykatës së Durrësit ku u njohën me masën e sigurisë në një seancë me dyer të mbyllura.

Demerxhiu dhe Kokomani po tentonin të shisnin në treg eurot (me bojë sigurie) të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së.

Eurot janë marrë nga persona të cilët i kanë vjedhur nga bankat jashtë vendit dhe më pas u janë shitur dy personave të arrestuar. Sakaq Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani do t’i shisnin paratë me një vlerë më pak se 18 mijë euro në treg te zi. Shitja do të kryhej në pikat valutore të cilat punojnë pa licencë.


Shtuar 23.05.2024 13:16