Tetë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Një 43 vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij për shkak të detyrës.
Një tjetër u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë. Një 25 vjeçar ra në pranga pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Një 40 vjeçar u arrestua pasi është konfliktuar me një 18 vjeçar për motive të dobëta dhe për pasojë ky i fundit ka përfunduar në spital. 40 vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Një 56 vjeçar në Kamëz u kap pasi gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Një 50 vjeçar u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.
Një 62 vjeçar në Krujë u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Një 20 vjeçar nga Kamza u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”.