Kanë dalë detaje të reja nga arratisja e të burgosurve në Greqi, 4 prej tyre shqiptarë dhe 1 pakistanez.
Sipas mediave greke, të burgosurit kanë sharruar hekurat me limë dhe me pas kanë çarë murin me forcë duke përdorur hekurat. Të pestë ishin dënuar për krime të rënda si vrasje, grabitje dhe trafik droge. Madje një prej të dënuarve ishte i akuzuar për 3 vrasje dhe i dënuar 3 herë me burg të përjetshëm. Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tyre.
Ata ndodheshin në policinë qendrore të Hanias, Kretë dhe do të transferoheshin në burgun rural të Agias. Alarmi ra në orët e para të së hënës.