“Buxheti 2022 ishte buxheti i vjedhjes së 122 mld lekëve”, Berisha: Këta prapa meje kanë frikë nga vjedhjet dhe ikin nga këtu

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në seancën e sotme plenarë ku po flitet për ndryshimin e buxhetit, ka akuzar qeverinë për vjedhje të 122 miliardë lekëve  gjatë këtij viti.

Ai shprehet se qeveria ka vjedhur nëpërmjet tenderave secret dhe atyre pa garë/

Berisha: Cfar ishte buxheti 2022? Ishte buxheti i vjedhjes se 122 miliard lekëve nga këta që nxijnë prapa shpinës sime dhe vartësit e tyre.

Nuk është kjo një shifër që del nga opozita, por nga organi kushtetues i një vendi. Keni vjedhur 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Shqipëri për 9 muajt e parë. Keni vjedhur sa të gjithë pensionet në Shqipëri.

Keni vjedhur se nga 20 tendera sekrete ne 8 vite, keni zhvilluar 280 tendera sekrete per të vjedhur. Keni vjedhur sepse 30% te tenderave ia keni dhënë kujt keni dashtë pa garë. Keni vjedhur sepse 61% të trenderave ia keni atyre që kane ofruar ofertën më të lartë.

Pse kanë frikë këto prapa meje nga vjedhjet dhe ikin nga këtu.

Kush i vjedh këto? Cili e bën këtë? Kush shet energjinë me 40 euro dhe e rishet me 150 euro. Këto i bëjnë? Më të bardha janë karriget pa to se me to.

Vazhdon të marrë çdo javë mijëra euro, vetëm se është kompania e Ramës. SKRAPI i artisë nuk guxon ta ndërpresë vjedhjen e Ramës dhe klanit të tij me djegësat. Keni vjedhur botën. 2.2 mld janë vjedhur me bitcoin nga ortaku i Olsi Ramës, Amant Josifi, bën kërdinë në Spanjë. Olsi Rama e përcolli në Dubai. Genti Xhixon, Olsi Rama e përcolli në Kubë me makinën e tij. Pse nuk rrinë këtu? Ku janë, e tmerrshme nga zonja janë transformuar në.. nuk ngopen në asnjë mënyrë. Shiko çfarë thotë kjo, po përcani veriun dhe jugun./albeu.com


Shtuar 22.12.2022 12:28