Berisha: PD nuk hyn në seancat plenare derisa PS të sjellë amendamentet për kërkesat e protestuesve, deputetët do të marrin pjesë vetëm në komisione

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se PD qëndron përkrah protestës së qytetarëve, por nuk ka ndërmend ta marrë në pronësi apo ta ndajë atë, duke nënvizuar se deputetët dhe anëtarët e partisë kanë qenë të pranishëm vetëm si qytetarë.

Sipas tij, Partia Demokratike i përkrah pa rezerva pesë kërkesat e protestuesve. Berisha sqaroi gjithashtu se, edhe pse nuk pajtohet me disa prej sloganeve të dëgjuara gjatë tubimit, ka zgjedhur të mos hapë debate që, sipas tij, do ta largonin vëmendjen nga thelbi i protestës.

Të lidhura

None found

Ai e përshkroi manifestimin si “protestën më madhështore që ka njohur Shqipëria”, duke ripërsëritur mbështetjen e demokratëve për këtë lëvizje qytetare.

Duke folur për zhvillimet brenda Partisë Demokratike, Berisha tha se Kuvendi Kombëtar ka vendosur moton “Ripërtëritje” dhe se modernizimi do të jetë një nga shtyllat kryesore të forcës politike. Sipas tij, një institut amerikan ka hartuar një platformë për modernizimin e partisë dhe është përgatitur edhe vizioni i ri politik. Ai shtoi se nuk do të ketë protesta siç ishte paralajmëruar më parë, pasi mbështetet protesta qytetare.

Berisha bëri të ditur po ashtu se grupi parlamentar i PD-së do të vazhdojë bojkotin e seancave plenare, por jo të komisioneve parlamentare, deri në momentin kur, sipas tij, qeveria e Edi Rama të paraqesë për shqyrtim amendamentet e depozituara nga deputetët demokratë në mbështetje të kërkesave të protestuesve.

Ai e konsideroi mosparaqitjen e këtyre amendamenteve si “fyerje të rëndë dhe dhunim të të drejtave” dhe kërkoi që ato të trajtohen në Kryesi, për t’u çuar më pas për shqyrtim në Kuvend.

“Qëndrimi ynë ndaj protestës ka qenë; protesta nuk është e jona, nuk bëjmë asnjë përpjekje për ta akaparuar apo përçarë, do të marrim pjesë me anëtarë dhe qytetarë.
Kanë marrë pjesë deputetët, por si qytetarë, po ashtu edhe anëtarët tanë.
I mbështesim fuqishëm për 5 kërkesat.
Nuk jemi dakord kurrsesi me ndonjë slogan, por nuk kemi hapur polemika, pasi nuk duam të shpërqëndrojmë kurrsesi nga protesta.

Kjo është protesta më madhështore që ka njohur Shqipëria.
Mbështesim protestën.
Kuvendi i PD, shpalli moton “Ripërtëritje”, dhe garanton demokratët se vlera do të jetë drejtim themelor i joni. Kemi deklaruar modernizimin si vlerë themelore.
Instituti amerikan ka përgatitur për ne një platformë të shkëlqyer, e cila do të modernizojë partinë. Kemi përgatitur vizionin e Partisë Demokratike dhe s’mund të ketë pushime për këtë parti, ka betejë dhe vetëm punë.

Kemi shpallur mospjsëmarrje në seancat plenare dhe jo në Komisione derisa Edi Rama të zbatojë paraqitjen e amendamenteve që kanë paraqitur deputetët tanë për kërkesat e protestuesve. Mbajtja e tyre pa i paraqitur është fyeje e rëndë dhe dhunim i të drejtave
Të vendosë Kryesia, t’i diskutojmë dhe t’i paraqesim. Është detyrimi më minimal”, tha Berisha.


Shtuar 7.07.2026 12:57

BetinejojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetTulipbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoPerabetcasibomJojobetmeritkingjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetGalabet