Ish-kryeministri Sali Berisha pak momente më parë gjatë fjalës së tij në seancën plenare ka akuzuar qeverinë për Parkun e Butrintit.
Ai u shpreh se Rama po përdor planin e menaxhimit për të ndërtuar vila dhe resorte luksoze në ato zona.
Menjëherë pas fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar të PD Taulant Balla ka marrë fjalën për replikë.
Balla e shpreh se Butrinti do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit, ndërsa ndryshimin do ta shihni pas një viti.
“Butrinti ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit shqiptar. Ça do i bëjnë ata, do e marrin në krah? Ai do të administrohet nga një fondacion i themeluar nga shteti në bashkëpunim me Fondacionin Amerikan. Dhe për të mos vazhduar në atë që tha një bisedues tjetër se do na marrin Manastirin. Dhe këtu erdhi njëri e tha se do e marrin Manastirin në krah. Kjo nuk ka kuptim. Fondacioni ka të mirën e tij. Kur ishte ai në pushtet, filloi të privatizonte kala e manastire. Nisi tu njihte pronarët e tij. Me butrintin nuk u bë asnjëherë siç duhet. Dhe tani që do e marri Fondacioni, pas një viti do shihim ndryshim. Kështu bëtë edhe me pazarin e Tiranës. Shiheni tani si është më mirë, siç është tani apo siç ishte kur e latë. Po tju dëgjonim ju tani do shiteshin, pantallonat, ushqimet dhe perimet me një vend, shiheni siç është bërë tani,” tha Balla. /albeu.com