Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin.
“Krishti u ngjall, vërtet u ngjall!” Ky ka qenë refreni i të gjithë besimtarëve ortodoksë këtë të diel ku kanë kremtuar festën e Pashkës, ndër festat më të rëndësishme të këtij besimi që simbolizon triumfin e jetës ndaj të keqes, vdekjes.
Besimtarët kanë ndezur qirinj në “Katedralen Ortodokse Ngjallja e Krishtit” për të çuar në shtëpi dritë nga drita e Jezukrishtit i cili tanimë u ngjall vërtetë.