Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, që cilëson kreun e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipin si një mafioz.
Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Standartet e mafiozit Arben Rakipi!
Prej 8 muajve nuk paguajnë rrogat studentëve magjistratë në shkollën e Magjistraturës, sot shkolla private Partisë!
Të dashur miq, Arben Rakipi prej vitesh e ka shndërruar shkollën e Magjistraturës në shkollë të bizneseve të tij private. Ky eksponent i zi i korporatës mafioze të drejtësisë së partisë në konkursin e fundit të turpit në një akt mafioz, banditesk, të pandodhur ndonjëherë, shtoi nga xhepi i tij si fitues 52 studentë jashtë të gjitha kritereve zyrtare të konkursit. Ai paditet sot nga studentë se në kundërshtim flagrant me ligjin nuk ju paguan prej 8 muajve rrogën që ju takon!
Dënoj me forcën më të madhe këtë qendrim të këtij bosi të mafies shtetërore dhe ju bëj thirrje studentëve të bashkohen me protesten “O Sot o kurrë”!
Denoncimi i qytetarit dixhital:
Kam nje problem shum te madh me shkollen e magjistratures
Kam djalin ne vitin e pare per prokuror dhe vajti 8 muaj qe nuk i kan vendosur rrogen.
Djali im ka punuar avukat 13 vjet ne Tiran.
Jam jasht mase i shqetesuar se mos me kaloj djali ne stres.
Kjo ka ndodhur ne shkollen e magjistratures per vitin 2024 viti i pare Nga 61 prokuror dhe gjykates 9 veta nuk marin roge prej 8 muajsh
Me shum respekt j