Për Samir Manen, sot njeriu më i pasur në Shqipëri, adoleshenca nuk ka qenë e lehtë.
Në një rrëfim për ‘Pushime on Top’, biznesmeni Mane rrëfeu se në atë kohë nuk kishte mundësi të bënte pushime në Himarë apo Durrës, por i është dashur të shkojë në Pogradec nga Korça me këmbë.
E mbani mend veten në gjimnaz?
E mbaj patjetër, po.
Besoj një kohë tjetër ajo? Me shumë mungesa dhe pak mundësi
Sigurisht në atë kohë nuk kisha mundësi të shkoja në Himarë ose në Durrës, por padyshim ishte liqeni I Pogradecit të cilin shpesh herë, duhet ta bëja me këmbë nga Korca deri në Pogradec. Në fakt Korçë-Maliq me autobus dhe pastaj Maliq – Pogradec në këmbë për të shkuar 2-3 në liqenin e Pogradecit.
View this post on Instagram
E mban mend ku e ke mësuar notin për herë të parë?
Notin besoj e kam mësuar në Pogradec rreth moshës 8 vjec.