Këtë të shtunë, nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, Koordinatori i Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu dhe drejtues të zonës, kanë zhvilluar takime me banorët e Kombinatit në Tiranë.
Noka u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik kundër regjimit autokrat e antishqiptar të Edi Ramës.
“Protestës së 11 korrikut duhet ti bashkohet çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur nga regimi autokrat i Ramës.
Noka gjithashtu i bëri thirrje çdo demokrati, i cili kërkon ndryshimin dhe largimin e qeverisë më të korruptuar jo vetëm në rajonin e Ballkant por edhe më gjerë, të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar më 11 korrik, në një betejë pa kthim, deri në formimin e një qeverie teknike dhe vendosjen para drejtësisë të hajdutëve të taksave të shqiptarëve.