Marrëdhënia e Kryeministrtit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pësuar një zhvillim të ndjeshëm ndër vite.
Takimet e tyre të para kanë qenë të mbushura me provokime nga të dya palët dhe me reagime plot nervozizëm. Por këto takime sa erdhën e u bënë më miqësore dhe më të shpeshta.
Tani “Edi” dhe “Sandri”, janë mysafir të njëri-tjetrit dhe takohen më shpesh dhe kjo nëse kjo marrëdhënie do të kishte një titull do të ishte patjetër, “Dashuri dhe Urrejtje”.
Por sot do shohim se çfarë i bashkon dhe çfarë i ndan Kryeministrin e Shqipërisë me Presidentin e Serbisë sipas shenjave përkatëse të horoskopit.
Për këdo që nuk e di, Edi Rama është i shenjës së Gaforres (lindur më 4 korrik 1964). Për çdo herë e më shumë bindemi se kryeministri është tipiku i shenjës së tij.
Ku ka Gaforre ka një rreth të ngushtë shoqëror. Në rrethin e ngushtë shoqërorë të një Gaforreje ka gjithmonë një mik që përkon me shenjën e Peshqve, shkruan Albeu.com.
Është pikërisht Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili ka lindur më 5 Mars dhe i përket shenjës së Peshqve.
Horoskopi thotë që Përputhshëmeria mes një gaforre dhe një peshku është plot 94%, pra hynë në kombinimet më të mira të mundshme.
Dyshja e Gaforres dhe e Peshqve janë miq të shkëlqyer. Askush nuk e kupton humorin dhe komunikimin e Gaforres më mirë se Peshqit. Këto të fundit gjejnë gjithmonë frymëzim në idetë e një Gaforre.
Mes Ramës dhe Vuçiç, Horoskopi thotë që ka një tolerancë të pakontrollueshme.
Gjëja më e jashtëzakonshme në lidhje me një miqësi midis Gaforres dhe Peshqve është ngjashmëria në karakterin e tyre dhe intensiteti i emocioneve të tyre. Gaforrja dhe Peshqit plotësojnë njëri-tjetrin shumë mirë dhe mund të mësojnë nga njëri-tjetri. Besnikëria ndaj miqësisë siguron një miqësi të gjatë dhe të qëndrueshme midis dy shenjave të yjeve./albeu.com/