Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një koneferencë të jashtëzkonshme për mediat, ka dhënë detaje nga operacioni i sotëm në disa qytete të vendit, ku u arrestua edhe shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Meta.
Rumbullaku tha se ka nisur prej muajit gusht operacioni për vëzhgimin dhe kapjen e personave të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, ku i përfshirë ishte dhe komisari Dritan Meta.
I pyetur nga gazetarët nëse ka patur rrjedhe informacioni, Rrumbullaku e mohoi.
“Policia Gjyqësore e Pollicisë së Shtetit po vazhdojnë të ndjekin intensivisht të çdo lloj veprimtarie tjetër, nëse do i kishim do i kishim deklaruar. Pavarësisht informacioneve të padokumetuara ju them që po kërkojm të ruajm imazhin e Policisë së Shtetit, por në të gjitha rastet punonjësit e policisë që do të jenë përgjegjës para ligjit, do të përgjigjen. Ju deklaroj që nuk kemi asnjë dekonspiracion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”, tha Rrumbullaku.
Sa i përket të shumëkëkuarit Gëzim Çela, banesa e të cilit u rrethua nga policia, Rrumbullaku la të kuptohej se ai dhe dy persona të tjerë ndodhen jashtë shtetit, dhe se policia ka informacion për vendndodhjen e tyre
Gjitashtu ai bëri të qartë se në këtë operacion nuk ka punonjës të tjerë të përfshirë, ndërsa paralajmëroi se kush bën pis uniformën blu do të përgjigjet para ligjit.