Kusari-Lila: Pas certifikimit priten bisedime zyrtare, por qëndrimet e partive mbeten të paformalizuara

Ministrja në detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, bëri të ditur se komunikimi zyrtar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe forcave të tjera politike për krijimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës pritet të nisë sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas saj, koalicioni që ajo përfaqëson do ta paraqesë qëndrimin e vet zyrtar dhe pret që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe partitë e tjera. Ajo theksoi se deri tani janë dëgjuar vetëm deklarata të përgjithshme nga përfaqësuesit politikë, por jo vendime zyrtare partiake, me përjashtim të Aleancës.

Të lidhura

None found

Kusari-Lila vlerësoi se gjendja politike e krijuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit paraqitet më e ndërlikuar se në ciklet e mëhershme zgjedhore. Siç tha ajo, në partitë e tjera po shfaqen më shumë se një qëndrim lidhur me marrëveshje të mundshme politike apo koalicione.

Sipas saj, kjo rrethanë jo vetëm që po e bën më të vështirë, por edhe mund ta vështirësojë më tej konstituimin e institucioneve të reja dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Kusari: Sot nga një grupim parlamentar ose nga një subjekt politik ka dy-tri qëndrime

“Deri më tash çka kam dëgjuar, të paktën kanë qenë deklarime të përgjithshme të përfaqësuesve të partive, po jo në nivelin e vendimeve të këtyre partive. Përjashtoj njerëz të Aleancës që ka dalë konkretisht. në momentin e certifikimit të rezultateve, duhet të fillojë komunikimi zyrtar, me qëndrime zyrtare. Në rastin tonë është drejtuesi i partisë më të madhe të koalicionit, kryeministri Albin Kurti. Në pozicione të tjera janë kryetarët e partive, të cilët do të duhej të prezantonin qëndrimin zyrtar të partisë, por edhe të grupit të deputetëve që ata kanë. Për shkak se është situata pak më e komplikuar sesa në zgjedhjet e kaluara, kur sot nga një grupim parlamentar ose nga një subjekt politik ka dy-tri qëndrime. Kjo po se po e vështirëson shumë edhe do ta vështirësojë konstituimin e institucioneve apo një dakordim në mes të subjektit fitues të zgjedhjeve dhe partive tjera”, tha Kusari.

E pyetur për kushtet që ka shtruar Aleanca për ta dhënë eventualisht votën e saj në proceset institucionale, Kusari-Lila u shpreh se këto çështje duhet të trajtohen në kuadër të propozimeve për përpilimin e programit qeverisës.

Ajo komentoi edhe kushtin kryesor që parti të ndryshme kanë vendosur për një përfshirje të mundshme në bisedime me Vetëvendosje, konkretisht çështjen e gazit amerikan. Kryetarja e Alternativa tha se një temë e tillë nuk duhet të përdoret për përplasje të brendshme politike.

A e pranon Vetëvendosje kushtin e tjerëve për “gazin amerikan”

“Sa i përket projekteve unë besoj që ajo është çështje që diskutohet me programin qeverisës. Dhe nëse një parti qet kushte të kësaj natyre, po nuk bëhet pjesë e qeverisë, nuk ka domethënie përmbajtja e saj. Ndërsa sa i përket në veçanti këtij projekti i cili është politizuar tepër shumë, askujt nuk po besoj që i bën nder, as bashkëpunimit apo raporteve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse projektet strategjike që është energjia shfrytëzohen për beteja të brendshme politike. Unë e kuptoj që ka nevojë për diskutim edhe për debat përmbajtësor, por jo debat me akuzë dhe kundërakuzë për një projekt që do t’i tejkalojë mandatet e të gjitha qeverive, jo vetëm në rastin konkret për shembull diskutimi për gazin amerikan”, tha ajo.

E pyetur edhe për emra të mundshëm për poste dhe funksione në institucionet e reja që pritet të formohen, Kusari-Lila tha se nuk mund të japë detaje, pasi kjo temë, sipas saj, është lënë për t’u diskutuar në bisedimet eventuale ndërmjet partive politike.

Ajo rikujtoi edhe propozimin e mëhershëm të VV-së për ta votuar Feride Rushitin për presidente, duke nënvizuar se partitë opozitare në atë kohë nuk kishin vepruar njësoj dhe, sipas saj, nuk kishin ofruar propozime konkrete.

Kusari rreth emrave për president: Është momenti që me i trajtu gjërat seriozisht

“Nuk mund të flas për emra tash për shkak se kjo është një proces i cili është lënë të diskutohet në mes të partive politike siç e dini, është thënë që priten edhe rekomandime të tjera. Feride Rushiti, rekomandim në momentin kur partitë opozitare atëbotë asnjë propozim nuk e kanë dhënë, asnjë emër publikisht nuk kanë folur. Ndoshta është momenti që me filluar me i trajtu gjërat seriozisht duke filluar prej qëndrimeve zyrtare të subjekteve politike që dakordohen edhe garantojnë për gjithë deputetët. Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partin Demokratike të Kosovës, të dyjat në herën e kaluar nuk kanë pasur propozime konkrete”, tha ajo.


grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetcio