Një hetim urgjent ka nisur pasi një arkivol që kishte trupin e një burri u la padashje në një avion në aeroportin e Dublinit dhe u dërgua në Greqi.
Sipas BBC, bëhet fjalë për një shtetas irlanez i cili vdiq në Greqi.
Trupi i tij u kthye në Irlandë, por arkilovi i tij nuk u hoq nga avionic siç ishte planifikuar.
Më pas avionic u kthye në Greqi.
Sëissport, firma e trajtimit tokësor në Aeroportin e Dublinit, tha: “Na vjen shumë keq për përvojën e familjes në një kohë kaq të vështirë dhe bëmë gjithçka që mundëm për të siguruar që gjërat të zgjidheshin shpejt.”
Firma tha se një hetim ishte duke u zhvilluar lidhur me ngjarjen.
U raportua se eshtrat e burrit u riatdhesuan të nesërmen nga një kompani tjetër ajrore, por varrimi u riorganizua pasi nuk u zhvillua dot në ditën që ishte planifikuar./Albeu.com/.