Aksident në “Pogradec-Qafë Thanë”, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku një 27-vjeçar ka përplasur një motomjet.

Policia njofton se riu S. H po drejtonte automjetin tip “Opel”, ku pranë fshatit Buqezë u përplas me motomjetin që drejtohej nga një 48-vjeçar A.Sh.

Për pasojë ky i fundit ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit S. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 21.11.2023 11:26