Aksident i rëndë në Durrës/ Përplasen 4 makina, 10 të lënduar, mes tyre fëmijë

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “plepave” në Durrës.

Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar 10 persona, 6 të rritur dhe 4 fëmijë. 9 prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grua është në gjendje të rëndë. Ajo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Policia ndodhet në vendngjarje.


Shtuar 25.05.2024 21:19