Franca u përfaqësua këtë vit në “Eurovision” nga Barbara Pravi me këngën “Voila”. Artistja franceze u rendit e dyta në natën finale, duke u vlerësuar mbi të gjitha për origjinalitetin dhe vokalin e saj. Në prapaskenë ajo u shfaq shumë e afërt edhe me artisten shqiptare, Anxhela Peristeri, që këtë vit na përfaqësoi me këngën “Karma”.
Këngëtarja franceze ka dhënë për herë të parë një intervistë për një emisionin shqiptar. Përmes një lidhje direkte ajo ishte e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, ku u ndal dhe tek këngët e tjera që ishin pjesëmarrëse në festivalin europian. Ajo veçoi performancën e Gjon’s Tears, për të cilin tha se e kuptonte shumë mirë, sepse kënga ishte në gjuhën frënge.
Po ashtu, ajo dhe foli edhe për performancën shpërthyese të Anxhela Peristerit.
“Unë e takova Anxhelën gjatë provave. I fola dhe i thashë që më pëlqen shumë performanca e saj, sidomos tek pjesa e tymit që e rrethonte. Ajo është e çmendur, e çmendur në performancën në skenë. Gjoni para Eurovizionit kishte ardhur në Paris dhe u takuam në studion time. Më pëlqen shumë ai djalë”, tha Barbara.
Në mbyllje moderatori Ermal Peçi i kërkoi artistes një mesazh për këngëtarët shqiptarë, të cilët e shohin shumë renditjen tabelore. Barbara nënvizoi se gjithçka duhet jetuar si festë, pa menduar renditjen. Sipas saj, ajo ka fituar aq shume nga “Eurovisioni” dhe dashuria e madhe e fansave sa edhe e fundit të ishte në renditje, pak rëndësi do kishte.