Pak ditë më parë ndodhi një debat I nxehtë mes Einxhel dhe Donaldit në Big Brother VIP.
Einxhel tha se ajo nuk është paguar nga Donaldi dhe binjaku i tij Romeo dhe sipas saj e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Mariana Kondin e cila po ashtu ka qenë pjesë e të njëjtit projekt.
Ditën e sotme Mariana Kondi ka folur për herë të parë për akuzat e Einxhel ndaj Donaldit.
Kondi deklaroi sot në Report Tv se pagesën ajo e ka marrë duke mos dashur të japë më shumë detaje.
“Kjo është një gjë shumë e bukur dhe do thuhet në një moment po aq të bukur. Unë pagesën e kam marrë por e vërteta do thuhet më vonë”, tha Mariana Kondi./albeu.com/