“Xhaxhallarët nuk më flasin”, Linda rrëfehet mes lotësh për paragjykimet për partnerin: Më patën “mbytur”

Këngëtarja Linda Halimi ka rrëfyer periudhën më të vështirë të saj, ku ju desh të përballej me paragjykime nga më të ndryshmet pas martesës me reperin amerikan Big D. Në një bisedë me Metin dhe Lumbardhin mes lotësh këngëtarja ka treguar se si ishte e komentuar nga mediat rozë, teksa tha se ka ende familjar të saj që nuk i flasin.

“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoi me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde. Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë që nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”, u shpreh mes tjerash ajo.

Linda tha se ajo është e lumtur për zgjedhjen që ka bërë, por ndihet keq sepse atë periudhë më së shumti e kanë vuajtur prindërit e saj.

“Më shumë më janë dhimbsur prindërit e mi, nëna ime ka qenë një herë në autobus dhe kur e kanë kuptuar se është nëna ime e kanë ofenduar duke i thënë, ‘ti e ke edukuar keq, largohu nga autobusi’, vëllanë tim i kanë bërë presion, kam vuajtur shumë”, tha Linda e përlotur.

 


Shtuar 9.11.2023 21:17