VIDEO/ Xhensila Myrtezaj dedikim emocionues për të birin në 6-mujorin e lindjes: Shpëtimtari im

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren Xhensila Myrtezaj, pasi djali i saj Amen bën 6 muaj.

Në këtë ditë të rëndësishme për të, këngëtarja ka ndarë një moment special me të birin.

“6 muaj jetë me ty, fuqia, paqja, ajri i shpirtit tim. Më transformove si asnjëherë më parë, i bekuari Amen. Shpëtimtari im”, shkruan Xhensila teksa ka ndarë edhe një video.

Amen ishte pikërisht ai që bëri ndjekësit të dyshojnë dhe të hedhin spekulime për ndarjen e Besit dhe Xhensilës, pasi ndarja e tyre u bë publike vetëm 2 muaj pas ardhjes së tij në jetë.

Sot çifti janë ndarë dhe ka qenë Besi ai që e ka konfirmuar.


Shtuar 11.05.2024 22:07