“Vajzat janë të këqija”/ Deklarata konfuze e Selena Gomez: Nuk kam shoqe

Selena Gomez ka zbuluar se ka më shumë shoqëri me njerëzit e qetë. Këngëtarja 31-vjeçare pranoi se njerëzit me të cilët është e afërt nuk u intereson fama e saj, e po ashtu, tha se ‘vajzat janë të këqija’.

“Është klishe, por vajzat janë të këqija. Ndihet si gare e çuditshme kur je mes vajzave të bukura dhe kjo më konfuzon.”

Aktorja e “Only Murders in the Building” zbuloi se shoqëria e saj e ngushtë përfshin një drejtor kasti, një producent dhe një agjent imobiliar. Gjithashtu, preku pak temën e vetmisë dhe pranoi se është “e vështirë” ta kalosh.

“Mund të jesh mes një turme njerëzish dhe prapë të ndihesh vetëm. Po punoj ende për këtë”, – tha ajo.

Këngëtarja e “Same Old Love” zbuloi se kur ishte beqare, kishte planifikuar që në moshën 35-vjeçare të adoptonte një fëmijë po të mos kishte takuar ende dikë. Por, pasi romanca me producentin muzikor, 36-vjeçar, u bë serioze, planet e saj ndryshuan.

Ndërsa për Benny Blanco-n u shpreh se çmon çdo çast me të dhe ndonëse nuk e di çfarë ka rezervuar e ardhmja, në të ardhmen e afërt e sheh veten krah tij.


Shtuar 3.06.2024 19:55