Vajza 16-vjeçare e Julia Roberts, Hazel Moder ka bërë daljen e parë publike në tapetin e kuq ku dhe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me thjeshtësinë e saj.
Shumë rrallë fëmijët e aktores dhe Danny Moder janë në qendër të vëmendjes, ndaj dhe ky rast u bë shumë viral. Bashkëshorti prej gati 20 vjetësh i Julia Roberts dhe vajza e tyre Hazel Moder ecën në tapetin e kuq për shfaqjen e thrillerit të Sean Penn, “Flag Day”, në të cilën Danny mori pjesë si kineast.
Ajo që u vu re ishte veshja e saj në këtë pasarelë, një fustan me dantellë nga Mary Janes dhe me flokë të kapura bish të thjeshtë.
Julia dhe Danny i uruan mirëseardhjen Hazel dhe vëllait binjak Phinnaeus në nëntor të 2004. Aktorja lindi djalin e tyre të vogël Henry tre vjet më vonë.