Upss! Rrëzohet në skenë/ Xhensila: Uroj të mos e keni kapur këtë (VIDEO)

Xhensila Myrtezaj, është një ndër zërat më të mirë të muzikës shqiptare së cilës mbrëmjen e djeshme i ka ndodhur në incident.

Teksa është ngjitur në skenën e një prej lokaleve të natës për të performuar, ajo është penguar dhe ka rënë në tokë.

Menjëherë është ngritur duke mos ‘e dhënë’ veten dhe shprehet: ‘Uroj të mos e keni kapur këtë!’

Teksa e ka ripostuar videon që është penguar Xhensila shkruan: Unë këtë e bëra kastile. Makthi i jetës u bë realitet.

Rikujtojmë që Xhensila ka qenë tepër e komentuar kohëve të fundit për ndarjen e saj me ish-bashkëshortin Bes Kallaku.


Shtuar 27.04.2024 15:26