U tha se hyri mes Ilnisës dhe Meritonit, Sara Karaj: Fusin të tjerët në romancën e tyre…

E ftuar në “Big Brother Radio”, Sara Karaj banorja e eliminuar ditën e shtunë nga Big Brother VIP ka folur së fundmi për eksperiencën e saj të shkurtër brenda shtëpisë.

Lidhur me Ilnisën dhe Meritonin ajo ka thënë se çifti fut edhe persona të tjerë në romancën e tyre.

“Për pjesën e Ilnisës dhe Meritonit, m’u duk sikur po u interesonte më shumë atyre sesa mua. Donin një person të ri… Tani për momentin, është i përfshirë Romeo, kemi parë çfarë kemi dashur në çift, normalisht duhen dhe njerëz të tjerë të përfshirë në çift… Nuk mund të hyj te ndjenjat, te dashuria e vërtetë që është shumë e vështirë për ta matur, por mendoj që Ilnisa dhe Meritoni e shohin më të fortë veten kur janë bashkë. Por fusin edhe të tjerët në romancën e tyre” tha Sara.


Shtuar 18.03.2024 22:35