U rikthye si Aja, Rudina Dembacaj: Ka ca që të ftojnë e s’të lënë të flasësh

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ishte e ftuar së fundmi në “Klanifornia”, ku u rikthye me rolin e “Ajas”, krah aktorit Visjan Ukcenajt.

Një ditë më parë Rudina organizoi një rubrikë me pyetje në Instastory dhe një ndjekës shprehte mendimin për rolin e saj në “Klanifornia”.

“Ishe shumë lart tek “Klanifornia”, Visjani i humbi vlerat rolit tënd”, i shkruan ndjekësi.

“Visjani thjesht më dha përparësi se unë isha e ftuara. Si verior i mrekullueshëm, nuk kërkoi vëmendje, por më respektoi mua. Kjo bëhet nga artistë dhe djem të mirë. Ka ca të tjerë, që edhe të ftojnë, edhe s’të lënë të flasësh! Prandaj jam shumë e rezervuar tashmë. Visjani është super aktor”, i është përgjigjur Rudina, duke na lënë në mëdyshje se kë thumboi aktorja me fjalët të ftojnë edhe s’të lënë të flasësh”, iu përgjigj Rudina.


Shtuar 29.03.2021 12:44