“Shqipëria në krizë të rëndë, i përcollëm kongresmenit situatën në vend”/ Detaje nga takimi i Berishës me Joe Wilson

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, kryedemokrati Sali Berisha është takuar në Dallas me kongresmenin Joe Wilson, i cili drejton Komisionin e Helsinkit në Kongresin amerikan. Në këtë bisedë mori pjesë edhe Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane.

Fokusi i diskutimit ishin trafiqet e lëndëve narkotike dhe rrjetet kriminale, korrupsioni që ka përfshirë aparatin shtetëror dhe si ndikon e gjithë kjo mbi procesin zgjedhor, si dhe problemet e demokracisë dhe të drejtave të opozitës në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Berisha ngriti shqetësimin se qeveria e Edi Ramës ka vënë në shërbim të pushtetit administratën dhe institucionet, ndërsa vuri në dukje se përballja me trafikun e narkotikëve dhe krimin e organizuar ishte një prej temave qendrore të takimit.

Sipas tij, në bisedë u theksuan qëndrimet e presidentit Donald Trump dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio, të cilët e shohin partneritetin strategjik me Shqipërinë si një instrument për luftë të pakompromis ndaj karteleve të drogës – një qasje që përbën shpresë për shqiptarët. Ai denoncoi faktin se krimi i organizuar dhe financat e paligjshme, të lidhura me nivelet më të larta drejtuese, po përdoren nga administrata aktuale për të manipuluar zgjedhjet, për të mbajtur pushtetin dhe për të pastruar paratë e trafikut.

Kongresmenit iu paraqit në detaje tabloja tepër e rënduar e vendit. Sipas Berishës, kryeministri Rama ka shembur Kushtetutën dhe gjithë mekanizmat e pavarur, duke grumbulluar një pushtet absolut që gjeneron korrupsion po aq absolut. U soll në vëmendje gjithashtu shkelja sistematike e të drejtave të opozitës në Kuvend, teksa qeveria kontrollon plotësisht sistemin e drejtësisë dhe e përdor atë si mjet politik për të goditur kundërshtarët dhe për të ruajtur pushtetin. Si shembull konkret, Berisha përmendi refuzimin e Ramës për t’i hequr imunitetin zv/kryeministres Balluku, duke bllokuar drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit.

Në fund, ai shprehu mirënjohje për kongresmenin Wilson për vëmendjen ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe për qëndrimet e tij për rajonin.


sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş