Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti u përfolën për një lidhje dashurie, sidomos pas bashkëpunimit që sollën, ne videoklipin e së cilës (dhe jo vetëm) u shfaqën shumë të afërt.
Megjithatë artistët, të përfolur po ashtu edhe për një ndarje (po, lidhja e aluduar zgjati shumë pak) asnjëherë nuk e komentuan historinë e tyre, duke mos konfirmuar apo mohuar asgjë.
Megjjthatë së fundmi Roni, nëpërmjet rubrikës ‘ask me a question’ në Instagram, ju përgjigj një pyetje për Semin, pyetje që nuk ishim ajo që prisnim, megjithatë e morëm përgjigjen që kërkonim.
Dikush e pyet: “Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?” dhe këngëtari përgjigjet:
“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë”.
Pra Semi për Ronin është një artiste e mirë dhe vetëm kaq. Interesante…