U ndanë pasi erdhi në jetë Zen? Tuna dhe Patris Berisha kapen “mat” me pushime (FOTO LAJM)

Disa ditë më parë, rreth dy muaj pas ardhjes së tij në jetë, Patris Berisha publikoi në rrjetet sociale një video me të birin, Zen.  Në rrjet nisi të aludohej si ai mund të ketë rregulluar marrëdhëniet me këngëtaren, pasi duke marrë parasysh faktin se Zen është shumë i vogël takimi mes tyre nuk mund të ketë ndodhur pa praninë e saj. Dhe duket se në fakt diçka e tillë është mëse e vërtetë dhe Tuna me Patrisin kanë rregulluar çdo mosmarrëveshje.

Madje, janë nisur edhe me pushime së bashku. Tuna ka treguar në rrjetet sociale se ndodhet në Turqi e duket se bashkë me të dhe Tian e Zen, është edhe Patrisi. Të dy kanë postuar foto të djemve në Instastory nga i njëjtë vend. Për më tepër, Tuna i ka bërë sërish “follow” Patrisin në dy profilet e djemve, edhe nga ai i Tianit ashtu edhe nga ai i sapohapur i Zenit.


Shtuar 6.07.2021 15:48