Pak ditë më parë, Romeo Veshaj surprizoi vëllain binjak, Donaldin duke hedhur disa karafila nga një helikopter dhe duke i përsjellë një mesazh. Mirëpo, shumë spekuluan se karafilat lidheshin me ditën e përvjetorit të lidhjes së Donaldit dhe Borës. Por ka qenë Elgiti Doda, miku i tij, që ka sqaruar se çfarë fshihej pas.
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai iu përgjigj pyetjes së Fatmës.
“E gjithë dynjaja kishte një pyetje, që e shoqëroi bashkë me klipin e Romeos kur i hodhët karafilat Donaldit. Çfarë kuptimi kishte karafili? Se shumë mesazhe thanë që ishte një simbol për ditën e përvjetorit (e Donaldit dhe Borës).” i tha Fatma.
Ndërkohë, Elgiti u shpreh se kuptimi i karafilave kishte të bënte me El Chapo-n.“Karafilat u hodhën ndaj Donaldit, sepse ashtu i hodhën edhe El Chapo-s. “, tha këngëtari.