Kaq mjaftoi që të nisnin aludimet, mirëpo si është e vërteta? Antonela ka reaguar për herë të parë me një rrëfim ekskluziv në aplikacionin “Për’puthen”.
Konkurrentja ka treguar se ajo dhe Fationi janë shokë shumë të mirë dhe se mes tyre nuk ka asgjë.
“Ka ndodhur me datë 13, nga ora 3-4 pasdite. Më ka sjellë një palë syze për t’ia publikuar në Instagramin tim. I kam kërkuar të më shoqërojë te Vodafone dhe te Tegu se kisha për të blerë ca gjëra, se nuk kam patentë dhe as makinë.
E kam takuar në rrugë me persona të tjerë, kemi miq të përbashkët edhe e kam shumë shok. Kam shoqëri me pak fjalë, por nuk besoj se ka vend për keqkuptime këtu se ai mund të jetë dhe me dikë tjetër ndoshta. Unë kam shumë shokë meshkuj, pastaj po të kisha gjë për të fshehur nuk do dilja haptazi në mes të Tiranës me të”, është shprehur Antonela.