Këngëtari i njohur Blero Muharremi po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së tij, pasi së fundmi është bërë baba për herë të dytë, me një djalë.
Në një intervistë për “Prive”, ai foli për raportin që vazhdon të ketë me ish-bashkëshorten e tij, Teutën, nënën e vajzës së tyre, Tarës. Blero u shpreh me shumë respekt për të, duke zbuluar se ajo e kishte uruar për ardhjen në jetë të djalit.
Të lidhura
None found
“Realisht, ajo që për mua dhe për Nitën sigurisht ka qenë shumë e normale dhe e natyrshme, urimi i Teutës, nënës së Tarës, është shumë i mirëpritur për neve dhe ne jemi falënderues,” u shpreh ai.
Megjithatë, kur u pyet për pjesën tjetër të së kaluarës së tij, këngëtari e bëri të qartë se nuk dëshiron të komentojë apo t’i japë hapësirë spekulimeve.
“Kjo është me rëndësi për neve, nëna e Tarës. Për të tjerët absolutisht nuk ka asnjë farë lidhje as që merrem me ato,” tha Blero.
