Një video e publikuar nga vetë Olti Curri në rrjetet sociale ku shfaqej duke kërcyer me Monika Kryemadhin, është bërë shkak i një ndër episodeve të djeshme në “Kosherja” ku imitohej dyshja duke kërcyer një këngë nga Anadolli i Turqisë.
Por blogeri nuk e ka pritur fare mirë këtë episod dhe është mërzitur shumë nga notat e humorit të regjisorit Altin Basha duke shpërthyer në një breshëri statusesh në rrjetet sociale
Curri akuzoi Altin Bashën se nuk ia kishte arritur fare me rolin e tij, ndërsa duket se ajo që e ka nxehur me tepër janë përdredhjet e belit nga aktori i “Kosheres” Gjergj Mena në rolin e “Boltit”.