Tragjike! Gjendet i pajetë ish i dashuri i Demi Lovatos

Guilherme “Bomba” Vasconcelos, një luftëtar profesionist i cili më parë ishte në një lidhje me këngëtaren e njohur Demi Lovato, është gjendur i vdekur në moshën 38-vjeçare.

Xhaxhai i atletit Walter Vasconcelos Jr. foli për vdekjen e nipit të tij në rrjetet sociale, duke shkruar: “Trishtim, shumë i trishtuar të them lamtumirë, Guilherme Vasconcelos! Dhe aq larg nga ne në SHBA. Nipi im i dashur, kumbari im, babai i dashur i Naomit të vogël”.

Deri më tani asnjë shkak për vdekjen e Vasconcelos nuk është komunikuar nga autoritetet, teksa çdo gjë pritet të zbulohet pas autopsisë së tij.

Në vitin 2017, ai nisi një lidhje të shkurtër me Demi Lovaton, e cila nuk zgjati shumë.


Shtuar 16.10.2024 17:19