Tifozja më e famshme kroate, Ivana Knoll, ka zbuluar për ndjekësit me anë të postimit të fundit se çfarë po bën gjatë kësaj kohe në Gjermani.
Me anë të një shkrimi të ndarë në Instagram, modelja tregon se si është një ditë e saj – jashtë aktiviteteve të zakonshme.
“Përshëndetje njerëz, ku jeni? Unë jam në Gjermani, më e zbehtë se kurrë në qershor, duke ngrënë mish derri çdo ditë, duke anashkaluar palestrën”, tha ajo.
“Shpresoj që ekipi im të kalojë grupin të hënën”, shtoi ajo në fotografitë me një triko të shkurtër të bardhë.
Zeshkania tutje tregoi se ka dhënë intervista të shumta, ka luajtur me DJ të mrekullueshëm si dhe ka lexuar komentet negative që i janë bërë në internet.
“Duke lexuar e qeshur me komentet e personave që më urrejnë, janë më të mira se një film komedi. Si ka qenë dita juaj?”, vazhdoi Knoll.
Ivana mori vëmendje të madhe në 2022, me paraqitjen në Kampionatin Botëror në Katar.