Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë mediat rozë kanë zbuluar arsyen e ndarjes së çiftit të famshëm përmes letrave të divorcit.
Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.
Megjithëse dyshja s’ka konfirmuar asgjë për publikun, mediat e huaja kanë nxjerrë detaje për divorcin e tyre që po bën bujë në rrjet.
E ëma e Kim-it, Kris, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për divorcin e vajzës së saj. Për “The Kyle & Jackie O ShoW”, ajo është shprehur:
A do ta shohim divorcin në finalen e “KUWTK”?
“Kim donta ta përballonte sipas mënyrës së saj, me familjen e saj, në kohën e duhur. Prandaj mendoj se i gjithë ky proces i përket asaj dhe kur të ndjejë diçka për të thënë, do ta thotë.”- tha mamaja e Kim.