“Thua s’mundem dhe pse më do”, Donaldi zbulon se i ka dedikuar këngën Borës (VIDEO)

Elgit Doda ishte prej ditësh në pritje të një konfirmimi nga Donald Veshaj për publikimin e këngës së re. Dhe drita jeshile erdhi shumë bukur nga “Big Brother VIP”, kur në fund të spektaklit ai tha: “Elgit Doda po pret sinjalin tim që ta publikojë, i them që ta publikojë!”

Donaldi ka shkruar tekstin e këngës, “Toxic love”, që sikurse mund ta merrni me mend flet për një dashuri toksike.

“Xhelozinë që ti e ke dhe fjalë e fundit lër mua ti e the. Po më thua “s’të dua, të urrej” dhe prap këtu je. Pse po luan me nervat e mia ti pse?”- thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës.

“Рѕе mе mu tkа zоn іnаtі
Рѕе ро m thuа ѕdо tі ѕdо tі
Рѕе mе thuа ѕјоm І јоtі
Ма thuај рѕе
Е kur zgјоhеѕh fіllоn lоtі
Тhuа ѕmundеm dhе рѕе mdо tі
Е un thуhеm ѕа hеrе ѕhkоn tі
Роr nuk tа ѕhрrеh”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës.

Dyhsimet se kjo këngë i dedikohet Bora Zemanit u vërtetuan nga vetë Donaldi në Big Brother ku u shpreh  për marrëdhënien me moderatoren, për të cilën tha se është vajza që ka dashur më shumë në jetë.

Duke njohur dy të rinjtë, Semi e pranishme gjatë bisedës, ndërhyri duke shtuar: “Këta të dy vdesin për njëri-tjetrin, duhen pafund por janë shumë tipa të njëjtë. Që në momentin e parë që janë takuar duket se kishin një jetë që njiheshin”.

Ndër të tjera, Donaldi zbuloi se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën. Kjo ishte arsyeja pse aktori i kishte thënë këngëtarit që ta publikonte pasi të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

 


Shtuar 20.10.2021 14:56