Vlashent Sata ishte i ftuar së fundmi në Top Albania Radio për të komentuar këngën “Copëzat” dedikuar partneres së tij, modeatores Dojna Mema. Gjatë intervistës këngëtari zbuloi edhe se si u njoh me partneren.
Vlashenti tregoi se Dojnën e njohu i ftuar në “Pop Culture”, kur ai sapo ishte kthyer nga Franca.
“Unë dukesha ai djali ‘boring’ intelektual që ndonjëherë e teproj dhe ajo me batutat e mia kurse ajo më ka mahnitur. Mendova se ishte një vajzë e bukur ekrani me zhdërvjellësinë e një programi për të rinj siç ishte “Pop Culture”. Ndërkohë, Dojna ka një inteligjencë që është e rrallë për ekran dhe jemi shkrirë duke qeshur. Thash uau kjo goca qenka e mrekullueshme, kjo ishte njohja jonë e parë. Sot, të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim”, tha Vlashenti.