Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin pas plagosjes së dy personave në Mitrovicë

G.F. është dërguar në paraburgim për një muaj nën dyshimin për vrasje të rëndë në tentativë, pas një përleshjeje të ndodhur të premten në mbrëmje në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, ku u lënduan dy persona.

Të lidhura

None found

Kërkesa e Prokurorisë për vendosjen e kësaj mase ndaj G.F. është miratuar nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Paraburgimi do të jetë në fuqi nga 18 shtatori deri më 18 tetor 2026.

Gjykata ka bërë të ditur se ekziston dyshimi i bazuar që G.F. ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndë në tentativë dhe të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Incidenti ishte regjistruar rreth orës 21:44 në sheshin “Mehë Uka”. Dy persona të rritur kishin mbetur të lënduar dhe më pas ishin dërguar për trajtim mjekësor.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, kishte deklaruar për KosovaPress se informacionet fillestare ngrinin dyshime se plagët ishin shkaktuar me një mjet të mprehtë.

Zahiti kishte njoftuar se dy të lënduarit ishin dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa personi i dyshuar ishte identifikuar dhe arrestuar.

Spitali i Mitrovicës kishte konfirmuar për KosovaPress se të plagosurit janë vëllezër. Njëri prej tyre ka lindur në vitin 1995, kurse tjetri në vitin 2000.


Shtuar 19.09.2026 21:46

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisextrabetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetesbetmarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobetcasibombahsegel giriş