Sabiani u bë një nga banorët më të dashur për publikun në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Këngëtari u dallua për humorin e tij, një anë e karakterit që publiku e njihte shumë pak. Të premten, ai ishte i eliminuari i radhës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Banori që u mërzit më shumë për largimin e Sabianit ishte Iliri, me të cilin krijuan një miqësi të ngushtë. Sabiani nuk përmban dot lotët sa herë i duhet të flasë publikisht për Ilirin dhe i ftuar së fundmi në Fan Club këngëtari ka lënë një situatë epike.
Kur po pyeteshin se cili prej banorëve të nominuar mendojnë se mund të dalë të martën, Flavio Qarri tha për Ilirin.
Në këtë moment Sabiani çohet në këmbë me humor për të rrahur Flavion./albeu.com/