Gjatë ditës së sotme, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të karakterizohet nga kthjellime të herëpashershme, të alternuara me vranësira mesatare, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore në veri të vendit.
Të lidhura
None found
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–jugperëndim, me shpejtësi mesatare prej 7 metrash në sekondë.
Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësinë deri në 12 metra në sekondë.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.





